Lubonja tregon teorinë apokaliptike: COVID 19 mund të jetë si gripi spanjoll, ja sa duhet të presim që ta kuptojmë

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën, foli për dy skenare apo teori në lidhje me përhapjen e koronavirusit në botë.

“Nuk jam pesimist, do të bëhesha shumë nëse vjen vala e dytë që e karahason Covid 19 me gripin spanjoll. Mos harrojmë se në botë vdesin 60 milion njerëz në nga gripi. Ka dy teori, që po vdesin pjesa më e dobët, moshat e tejkaluara, pra nëse e thjeshtëzojmë, kush do vidiste gjatë gjithë vitit iku gjatë 3 javëve. Është dhe një teori apokaliptike që mund të jetë si gripi spanjoll që mund të na shkaktojë shumë vdekje. Në të gjithë këtë debat sot, gjithnjë e më shumë bëhet emergjent edhe një debat tjetër që ka qënë më herët, e tha edhe Trump që pastaj u tërhoq, se mund të jetë më e rëndë pasoja ekonomike, pra, uri, vetëvrasje, varfri se sa epidemia shëndetësore. Për ta vendosur këtë pandemi në vendin e duhur të rreziqeve që ka kaluar bota duhet të presim edhe 1 vit për të parë”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?