Luçiano Boçi presion votuesve dhe komisionerëve, futet brenda qendrave të votimit
Aktualitet E Diel, 14 Maj 2023 12:25
Kandidati Luçiano Boçi vazhdon të ushtrojë presion ndaj votuesve dhe komisionerëve. Ai ka hyrë brenda mjediseve në QV2369, QV2347 dhe QV2370/1 i shoqëruar nga një grup personazh të pa autorizuar mes të cilëve edhe me precedent penal. Në këto qendra ai ka intimiduar drejtpërdrejt operatorët përgjegjës të paisjeve të votimit elektronik, komisionerët ashtu sikurse zgjedhësit që kanë qenë duke pritur në radhë për të votuar.