“Lufta dhe paqja”, Trimi feston rikthimin e gruas! (Foto)

Niko Trimi, nga Lushnja, u bë i famshëm për opinionin publik, pas ankesave dhe denoncimit në polici se  bashkëshortja e tij e kishte dhunuar dhe ishte larguar nga shtëpia. Pas ndërhyrjes së organeve kompetente, u bë i mundur arrestimi i  gruas “rebele” dhe të dhunshme ndaj bashkëshortit. Por Trimi e tërhoqi denoncimin një ditë më pas, me arsyetimin se kishte për të rritur fëmijët e mitur dhe tani duket se me  bashkëshorten e tij, Edmonda, kanë lënë pas të shkuarën konfliktuale e kanë gjetur paqe. Kësisoj, ka nisur një epokë e re marrëdhënies në familjen Trimi, në Karbunarë të Lushnjës.

Niko dhe Monda Trimi, prindër të dy vajzave të vogla, janë pajtuar dhe madje dy bashkëshortët kanë festuar këtë moment faljeje, për njëri-tjetrin.

Edmonda Trimi tregon se u largua nga shtëpia për shkak të opinionit që ekzistonte në fshat pasi burri i saj çdo problem familjar ia tregonte kushdo që ta pyeste.    

Ajo pas paqes i kërkon burrit të heqë dore nga akuzat për shkak të xhelozisë.

Bashkëshorti i saj, Niko Trimi, duket i lumtur tani me kthimin e gruas në shtëpi, edhe pse ndonjëherë shfaqet hapur xheloz.

Gjykata e Lushnjës vendosi për Edmonda Trimin, liri me kusht, që ajo të mos largohet nga Shqipëria. Gruaja ka rënë dakord me këtë vendim, ashtu sikurse edhe mbi kërkesat e burrit, që të mos mbajë më celular dhe të mos e përdorë rrjetin social “Facebook”. Kjo për faktin se Niko Trimi nuk arrin t’i kuptonte edhe aq mirë komunikimet me anë të rrjetit social “Facebook” dhe kështu ka pasur këtë kërkesë, për të qenë më i qartë dhe për të mos krijuar dyshime e për të  mos qenë kontradiktor.   

SHKARKO APP