Lufta e Rusisë, a rrezikon çmimet në Shqipëri?
Lufta e Rusisë për pushtimin e Ukrainës, përveç pasojave në jetë njerëzish në këtë luftë e cila nuk dihet sa zgjat, do të sjellë rritje të çmimeve te naftës dhe gazit në krejt BE, por kjo do të ndihet më fort në Shqipëri.
Revista e specializuar ekonomike “Monitor” ka shkruar se çmimi i naftës në Shqipëri mund të arrijë në 2500 lekë të vjetra një litër, nga afro 2 mijë lekë që është sot. Por nuk mbetet vetëm të energjia dhe karburanti rritja e pritshme e çmimeve për qytetarët shqiptarë. Duke ditur se afro 51 % e grurit importohet nga Rusia (kryesisht) dhe nga Ukraina, duke qenë janë vende në luftë si dhe sanksioneve të BE dhe SHBA, pra nuk do të ketë më import nga këto dy shtete.
Kjo do të sjellë rritje të mënjëhershme të çmimit të bukës dhe krejt nënproduktëve që vijnë nga mielli i grurit.
Por siç paralajmëroi sot kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka të cilët sëbashku me të gjithë dhomat e tregtisë, duket se do të kemi efekt zinxhir në çmime, duke rrezikuar jetesën normale të shqiptarëve.
“Kriza e energjisë elektrike është bërë kryefjala e ditës, pjesë shumë e ndjeshme e debateve publike dhe ekonomike. Por për sipërmarrjen çdo ditë e më shumë kjo krizë po bëhet një faktor kërcënues që po e çon drejt pamundësisë dhe falimentimit” u tha sot nga shoqatat e biznesit shqiptar. Ndërsa më teje këto shoqata biznesi shtuan se “Kërcënohemi përballë një kolapsi ekonomik dhe social, pasi efekti që krijohet nga rritja e çmimeve tani do të jetë zinxhir me ndikim në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Bizneset e mëdha prodhuese nuk mund ta përballojnë të vetme një rritje kaq të madhe të çmimit të energjisë elektrike, jemi të pambrojtur nga këto luhatje të tregut qoftë ndërkombëtar por edhe nga tarifat e shpërndarjes që ofrohen nga tregu vendas”- ishte kërkesa e tyre drejtuar kryeministrit Rama.
Sido të jetë çmimet e rritura do të bien mbi qytetarët e thjeshtë, pasi biznesi dhe oligarkët pasojat e krizës do t’ia faturojnë qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

