Lufta italo-greke në malet e Shqipërisë në një libër të rrallë me foto ekskluzive

Nga ROLAND QAFOKU
Jam i ngazëllyer që në më fund kam në dorë një libër që kisha patur mundësi ta shfletoja, por nuk e kisha në bibliotekën time. Titullohet “Immagini Della Seconda Guerra Mondiale. La Campagna italo-greca 1940-1941”, një studim profesional i një stafi të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Italiane.
I jam shumë mirënjohës shoqes sime të klasës së parë Shqiponja Dosti që jeton në Romë e cila me shumë vështirësi arriti ta gjejë dhe të ma dhurojë këtë xhevair të rrallë. Libri i kushtohet totalisht Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe për këtë është bërë një punë e jashtëzakonshme.
Janë 346 fotografi të realizura nga fotogratët e ushtrisë italiane gjatë luftimeve dhe veprimeve ushtarake në territorin shqiptar, kryesisht gjatë luftimeve në luftën italo-greke. Nga tetori 1940 deri në prill 1941 u kryen luftime që patën pasoja të rënda në ushtrinë italiane që përfshinë 154.172 ushtarakë. Nga këta, të vdekur mbetën 13.755 persona; të plagosur 50.874 perosna; të zhdukur 25.067 persona; të sëmurë 52,108 persona; të ngrirë 12.368 persona. Ndërsa ushtria greke pësoi: Të vdekur 13.408 persona, të plagosur 42.485 persona, të ngrirë 10 mijë persona dhe të zhdukur 4253 persona. Por ajo që na intereson ne shqiptarëve është se e gjithë kjo luftë e çuditshme u zhvillua në territorin tonë.
Ironia është se Greqia për këtë sulm të Italisë nuk vendosi ligj lufte ndaj Italisë që e sulmoi, por ndaj Shqipërisë, tokën nga e sulmoi Italia. Gjithmonë në Ballkan ndodhin idiotësi për të cilat nuk di çtë bësh: të qeshësh apo të qash. Dhe ne shqiptarëve na kanë ndjekur aq shumë ngaq këto lloj idiotësish. Gjithsesi, këqyrini fotot:
Foto 1: Benitto Musolini në një foto të rrallë më 2 mars 1941 në Shqipëri gjatë inspektimit të trupave. Foto 2: Një division i ushtrisë italiane duke marshuar në Gjirokastër. Foto 3: Pamje të luftimeve reale. Disa ushtarë italianë duke qëlluar me mitralozin “Breda”. Foto 4: Autokolona e ushtrisë italiane duke u kthyer në Berat. Foto 5. Një ndalesë në Këlcyrë teksa xhenierët riparojnë rrugën.
Foto 1: Benitto Musolini në një foto të rrallë më 2 mars 1941 në Shqipëri gjatë inspektimit të trupave
Foto 2: Një division i ushtrisë italiane duke marshuar në Gjirokastër
Pamje të luftimeve reale. Disa ushtarë italianë duke qëlluar me mitralozin “Breda”.
Foto 4: Autokolona e ushtrisë italiane duke u kthyer në Berat. Foto 5. Një ndalesë në Këlcyrë teksa xhenierët riparojnë rrugën.

SHKARKO APP