Lufta kundër CoVid-19/ BE 700 milionë euro për Ballkanin, Shqipëria përfiton më pak se vendet e tjera

Koronavirusi është një shqetësim për të gjithë botën tashmë, duke bërë që të gjithë vendet të mbledhin forcat e tyre për të përballuar këtë betejë dhe në mënyrë që të kenë sa më pak jetë të humbura.

Bashkimi Evropian në kuadër të kësaj lufte, ka ofruar 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për të supportuar vendet e rajonit. Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, pwrmes njw postimi nw Twitter shkruan se 38 milionë euro kanë shkuar për nevoja të menjëhershme, 374 milionë në ndihma bilaterale të rialokuara dhe 290 milionë euro shtesë do të akordohen për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit.

Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak ndihma sipas raportit të BE-së.

Në këtë raport thuhet se vedni që ka përfituar më shumë ndihma është Serbia me rreth 94 milionë euro në total. Më pas Bosnja (80.5), Kosova (68), Maqedonia e Veriut (66), Mali i Zi (53) dhe në fund Shqipëria e cila ka përfituar rreth 51 milionë euro.

SHKARKO APP