Lufta kundër kanabisit, Voda: Krimi një hap para
Krimi është një hap për para duke gjetur hapësira të reja. Kështu është shprehur Zv/mministrja e Ministrisë së Brendshme, Rovena Voda nga qyteti i Tepelenës gjatë një takimi me ”Task-Forcën” në luftën kundër kanabisit me drejtues të institucioneve lokale të Qarkut Gjirokastrës. Ndër të tjera, ajo u shpreh se afati i fundit për t’i dhënë fund këtij fenomeni është data 15 qershor, në të kundërt asnjë nuk do të tolerohet.
“Krimi gjithmonë gjendet një hap përpara dhe ky fenomen për një periudhë mori hapa shqetësues. Ne jemi në pritje të përgjigjes për hapjen e negociatave dhe nuk duhet të tolerojmë në asnjë mënyrë. Ky fenomen nuk duhet të njollosë Shqipërinë. Duhet të jemi vigjilent, por edhe tepër ambicioz. Ka një datë që e ka vendosur Ministri i Brendshëm, data 15 qershor është data që duhet t’i japim fund kanabisit për vitin 2019, nëse pas kësaj date ende do të kemi raste të mbjelljes së kanabisit nuk do të tolerojmë asnjë njeri”, tha Voda.
Ndërkaq, Voda ju bëri thirrje drejtuesve që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në luftën kundër krimit pasi ka pas raste që ky bashkëpunim ka munguar. “Sigurisht që ka ende raste sporadike pavarësisht punës së mirë që është bërë. Por këto raste tregojnë se ende kemi dobësi në shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin mes strukturave. Po edhe me përmbushjen me përpikmëri që çdo institucion duhet të përmbushë në bazë të planit. Përgjegjësia është e përbashkët nuk mund të rrijmë duarkryq nuk duhet të ketë më asnjë rast të kultivimit të kanabisit”, përfundoi Voda.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një takimi me struktuarat Korçë është shprehur se çdo rrënjë kanabisi në Shqipëri do asgjësohet. Ndërsa theksoi se për çdo rrënjë kanabisi të gjetur pas datës 15 qershor do nisë procedim ndaj çdo polici për shpërdorim detyre. “Shqipëria është në rrugën e ndarjes përfundimtare me kanabisin. Lufta kundër kanabisit ende nuk është mbyllur. Gjatë këtij viti zgjedhor kërkohet një vigjilencë e shtuar e çdo pushteti. Çdo strukturë vendore ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë me kanabis. Çdo rrënje do asgjësohet. Çdo rrënje që do zbulohet pas datës 30 qershor është turpi tuaj. Policia duhet te merret me personat që mbjellin kanabisin. Për çdo konstatim të kanabisit pas datës 15 qershor do nisë procedim ndaj çdo polici për shpërdorim detyre. Policia e ka të ndaluar të merret me bimët. Policia ka përgjegjësi të merret me personin. Duhet ta mbysim në embrion dhe jo të shkojë puna deri në korrje të kanabisit. Ky vit duhet të shënojë një sukses përfundimtar”. Ndërsa kishte edhe një mesazh për kultivuesit e bimës: “Kam informacione që elementë kriminalë ushqejnë iluzione se meqenëse jemi në muaj zgjedhor do tolerohen për interesa elektorale. Kjo nuk do ndodhë”.
KOHA JONË SONDAZH

