Lufta kundër korrupsionit, Gjonaj takim online me kryetaren e bordit të ”Transparency International”
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një takim online me kryetaren e Bordit të ”Transparency International”, Delia Ferreira Rubio, e shoqëruar nga Lidija Prokic, këshilltare për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjonaj e njohu kryetaren e Bordit të Transparency International, mbi arritjet e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Ajo theksoi fatin sesi koordinator kombëtar antikorrupsion, Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha analizat për të përmirësuar pozicionimin e Shqipërisë në raportin e perceptimit të korrupsionit, raport në të cilën Shqipëria ketë vit u rendit dy vende më lart nga një vit më parë, pavarëissht se shumë vende për shkak të pandemisë janë gjendur në pozicione më të uleta.
Gjonaj nënvizoi gjithashtu që Shqipëria ka qenë në këto 7 vitet e fundit, i vetmi vend në rajon që ka patur rritje me 3 pikë. Kurse Rubio inkurajoi Shqipërinë për të marrë masa të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe përgëzoi për arritjet e Reformës në Drejtësi, ajo premtoi ofrimin e ekspertizës nga ekspertët e Transparency International për trajnimin e Rrjetit Antikorrupsion si një mekanizëm efikas.