Lufta kundër zënies së hapësirave publike nuk ndalet, Rama: 140 mijë m² hapësira publike të çliruara në Tiranë

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama diskutoi për vijimin e aksionit të lirimit të hapësirave publike, një proces që qeveria ka nisur prej disa muajsh. Ai theksoi se deri tani në Tiranë janë çliruar 140 mijë metra katrorë hapësirash, duke nënvizuar se ky mision nuk është i lehtë, pasi përballet me mentalitete të rrënjosura nga dekada të shkuara.

Rama shpjegoi se procesi nuk është i përkohshëm dhe nuk përfshin veprime të një kohe të shkurtër, por kërkon angazhim të vazhdueshëm për rivendosjen e rregullit në përdorimin e hapësirave publike. Ai vuri në dukje ndërhyrjet e forta të kryera në qendër të qytetit dhe po ashtu përfshirjen e zonave rurale dhe turistike, ku ka problematika të ngjashme me zaptimin e hapësirave.

Sipas kryeministrit, po punohet edhe për modelimin e hapësirave në bazë të studimeve të arkitektëve dhe përfundimit të rregullores së përgjithshme, që do të përcaktojë qartë kufijtë e shfrytëzimit për sipërmarrjet dhe operatorët e hapësirave publike. Rama theksoi se parimi kryesor do të jetë ndarja 70-30%, ku 70% e hapësirës do t’i mbetet komunitetit dhe qytetarëve që lëvizin këmbë, duke garantuar akses të lirë dhe ruajtjen e hapësirave për përdorim publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e përshkroi aksionin si një luftë me mentalitete të vjetra, të trashëguara nga koha e diktaturës dhe periudha e tranzicionit, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe përkushtimit për të rivendosur rregullin dhe funksionalitetin e hapësirave publike në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?