Lufta me zjarret – Shqipëria kërkon ndihmë nga BE për përballimin e situatës së zjarreve

Shqipëria prej një muaji është përfshirë nga flakët. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 25 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Berat.

Siuata më e vështirë duket se është në Në Parkun Kombëtar të Llogarasë në fshatin Dukat. Për shkak të terrenit, ndërhyrja e forcave dhe automjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur. ndaj  Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (dhe Drejtoria e Përgfjithshme e Emergjencvae Civile kanë kërkuar ndihmë pranë Qendrës së Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian.

Aktualisht në qark janë rreth 20 vatra zjarri aktive në largësi nga njëra tjetra, çka vështirëson shuarjen e tyre plotësisht. 3 vatra zjarri janë në krahun e majtë në aksin rrugor Orikum-Llogara-Himarë, konkretisht 1 në fshatin Dukat, 1 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, 1 sipër fshatit Palasë dhe pjesa tjetër e vatrave të zjarrit janë në fshatrat e Lumit të Vlorës (Tërbaç, Vranisht dhe Kallarat). Po sot në mëngjes një helikopter ka shkuar përsëri në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe vijon punën, pasi situata duhet mbajtur nën kontroll që zjarri mos të përfshijë nga flakët Parkun Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu prej dy ditësh është duke u punuar për të shuar flakët në fshatin Krastë të bashkisë Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fshatin Ibë, në Tiranë, pas një pune të gjatë nga forca të MZSH Tiranë dhe 30 forcave ushtarake që shkuan për ndihmë, është shuar zjarri i rënë në sipërfaqen pyjore, ku si pasojë u dogjën rreth 10 ha me shkurre dhe pisha. situata e vështirë ëshë shfaqur dhe në qarkun dibër ku zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Gura e Sllatinës”.

Ndërkaq në fshatin kucc të beratit zjarri është arritur të vihet nën kontroll  por si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre. për situatën Janë angazhuar 15 makina zjarrfikëse, 114 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 130 forca ushtarake, 10 forca pyjore, 5 punonjës të zonave të mbrojtura dhe helikopterë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?