Lufta ndaj kanabisit, policia dhe Guardia di Finanza bashkojnë forcat. Monitorojnë territorin nga ajri (Video)

Lufta ndaj kanabisit në vendin tonë është intensifikuar gjatë ditëve të fundit. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar zbatimi i protokollit ajror me avion të posaçëm, si dhe kontrolli e rikontrolli i të gjitha zonave bazuar në analiza të përbashkëta risku dhe plane të përbashkëta fluturimi. Në kuadër të këtij aksioni, ka vijuar procesi i monitorimit ajror të përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza për kontrollin e territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si asnjëherë më parë, një koordinim forcash dhe bashkëpunim në formacion i mjeteve ajrore të dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe hetimit të kriminelëve që tashmë e kanë fare të qartë se nuk ka asnjë kompromis me Policinë e Shtetit dhe Qeverinë Shqiptare.

Policia e Shtetit do të kontrollojë e rikontrollojë çdo cep të territorit të vendit, edhe në territorin më malor dhe më të vështirë për t’u arritur Policia e Shtetit e mbështetur edhe nga partnerët do ta kontrollojë territorin nga ajri e toka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avioni i Guardia di Finanza-s, si dhe helikopteri i Policisë së Shtetit do vijojnë fluturimet e koordinuara për të rikontrolluar përsëri të gjithë territorin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kordinimi i veprimeve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane kryhet nga Koordinatori Kombëtar me Policinë Italiane dhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore Artur Beu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?