Lufta ndaj korrupsionit, ministri Tahiri kërkon bashkëpunim me qytetarët
ta luftojë atë. Tahiri theksoi se pa ndihmën e qytetarëve,do të jetë më e vështirë për të luftuar korrupsionin dhe paligjshmërinë. Tahiri mori pjesë në inaugurimin e zyrave të reja të pritjes së qytetareve në komisariatin nr. 4, në Kinostudio, duke krijuar mundësi komunikimi me qytetarët. Gjatë fjalës së tij në këtë cermoni, Tahiri theksoi: – “Bashkëpunimi me qytetarët është parësor dhe do ta shfrytëzoj këtë hapsirë për t’i ftuar qytetarët, që t’i konsiderojnë këto zyra shërbimi si hapësira të shërbimit të policisë për interesat e ligjshme të qytetarëve, si dhe për ta shfrytëzuar këtë hapësirë për të garantuar qytetarët se ne jemi shumë të gatshëm, madje në dispozicion të qytetarëve që të gjithë bashkë të bëjmë ç’është e mundur që nëpërmjet informacionit që japin qytetarët për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, për ndërtimet pa leje, për paligjshmërinë në përgjithësi për zyrtarët e korruptuar, që shërbimin e këmbejnë në para në mënyrë të paligjshme, për t’u gjendur qytetarëve aty dhe për të çuar para ligjit të gjithë ata që, shpërdorojnë detyrën. Misioni i Policisë së Shtetit është t’u kthejë besimin qytetarëve, ndaj Policia e Shtetit dhe këto zyra do të jenë praroja e urave të komunikimit mes qytetareve dhe Policisë së Shtetit”, tha Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

