Lufta ndaj terrorizmit, ekspertët e sigurisë: Ka riaktivizim të personave që indoktoktrinojnë të rinjtë

Sulmi terrorist në Austri, a ka një riaktivizim të celulave terroristë në Europë? Kjo ishte tema e emisionit 60 Minuta të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, me të ftuar ekspertët e sigurisë  Adrian Shtuni në SHBA, Ermal Jauri nga qëndra George Marshall dhe Ergys Muzhaqi.

Shtuni, tha se duhet të zgjidhet problemi te vatra e tij që lidhet me personat që përhapin ideologjinë në xhami apo online, duke indiktrinuar të rinjtë.

Për Shtunin fatkejsisht këtë individë janë duke operuar edhe online dhe në terren. Jauri tha se Shqipëria nuk është objekt i grupeve radikale por duhet që institucionet të jenë në alert. Sipas tij agjensitë e antiterrorit në vend, janë me kapacitete të larta.

Eksperti Muzhaqi, deklaroj  se duhet që shoqëria të ndërgjegjësohet më shumë për këtë problem, ndërsa agjensitë ligjzbatuese kanë kapacitet monitoruese, çfarë e largon vendin nga të qenurit objektiv primar i sulmeve.

Pjesë nga intervista:

Adian Shtuni: e para mbi të gjitha është ideologjia, varfëria apo elemente të tjera krijojnë terrenin. Duhet të merremi me pjesën se ku janë vatrat e problemit. Në Shqipëri, dihet janë bërë disa studime, zona kryesore janë në Elbasan, Cerrik, në Librazhd gjithashtu. Duhet të merremi me komunitetet. Nuk duhet të lejohen këta ideologë të futen në komunitete, të operojnë brënda xhamive apo çfarëdolloj institucioni, qoftë edhe  jo brënda ligjit, që të indoktrinojnë rininë. Sepse në këto zona në rrethe, nuk është se ka aktivitete të shumta kulturore, sportive etj. Mos u habitni kur shikoni rini, nuk kanë shumë mundësi. Por e theksoj e para dhe mbi të gjitha është ideologjia, sepse mungesa e punësimit është problem, por janë nga faktorët që krijojnë terrenin. Por po mos të vijë virusi, nuk ka për të pasur radikalizim. Duhet të shikojmë aspektin ideologjik, kush po e fut këtë idologji dhe si po lejohen këta individ të operojnë, dhe vazhdojnë të operojnë fatkejsisht edhe online dhe në terren.

Ermal Jauri: gjithmonë duhet të jemi alert, por në këndveshtirmin tim nuk ka rrezik Shqipëria. Strukturat e antiterrorit në Shqipëri, në gjykimin dhe informacionin tim janë në nivele maksimale. Të kthyerit nga Siria janë të monitoruar, por në këshillën time, për të kthyerit duhet të punohet për rehabilitimin në shoqëri, por gjithashtu ata janë një shembull i përkryer për sensibilizimin e shoqërisë se ajo rrugë që ata kanë ndjekur nuk ishte e duhura, ishte një kauzë e gabuar. Nuk ka me radikalizime me bazë ekonomike apo financiare. Shteti Islamik mos harroni është krijuar nga 5 shërbimet inteligjentë të Sadam Husein dhe të trajnuar në Francë. Celula me shqiptare, që operon në Siri me 20-25 persona pjesë e forcës speciale, është degë e ngelur jashtë loje. Por mos harrojmë se në ballkan kemi 1250 xhihadistë, që nga 2012 dhe kryesisht nga trojet shqiptare. Pro duhet ta ndajmë islamin nga terrorizmi, nuk janë njëjta gjë. Islami nuk lejon vrasjen. Duhet më shumë sensibilizim I shoqërisë për kërcënimet e sigurisë.

Ergys Muzhaqi: këshilla ndaj shoqërisë është se duhet të qëndrojnë vigjilent ndaj çdo ngjarje kriminale që ndodh, sa më shumë vigjilentë aq më mirë. Pasi ka një riaktivizim në disa zona. Pra sa janë vigjilentë ndaj një ngjarje kriminale me sfond seksual, abuzimeve, e vjedhjes, etj, po aq duhet të jetë të vemendshëm ndaj simptomave që ju bien në sy nga persona të tillë. Une besoj se grupi I personave me rrezikshmëri dhe indoktrinim ideologjik jo fetar, por me bazë fetare, është i vogël. Dhe besoj se strukturat tona shtetërore, sidomos strukturat policiore dhe shërbimit informativ janë në lartësinë e duhur për ti monitoruar këta persona. Ndërsa personat e kthyer nga Siria, janë shumë të tërhequr dhe larg syve të opinionit dhe medias, unë mendoj se duhet të lihen vetëm në monitorim të strukturave shtetërore dhe pa vemëndjen qoftë mediatike apo të llojit tjetër. U takon ekspertëve që të prenoncohen për shqetësime të këtij lloji.

SHKARKO APP