Lufta në Lezhë/ RENEA, hedh gaz lotësjellës në banesën e autorit që vrau policin
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 17:06
Forcat e RENEA-s kanë hedhur gaz lotësjellës në banesën e të sëmurit mendor David Qosja në Torovicë të Lezhës, autorit që vrau efektivin e FNSH-së.
Policia ka rrethuar banesën e tij, ndërsa vet autori refuzon që të vetëdorëzohet. Gjithashtu, snajperistët e RENEA-s janë pozicionuar në pikat kyçe përreth banesës së autorit. I sëmuri mendor është i armatosur me armë automatike dhe vazhdimisht qëllon drejt forcave të policisë.

