Lufta “rozë” e kancerit të gjirit
Duket se në këtë normalitet të ri nuk ekzistojnë sëmundje të tjera përveç Covid-19. Kanceri i gjirit, kjo sëmundje po përhapet si virus në popullatën shqiptare. Në kalendarin e shëndetësisë, tetori është rozë, muaji dedikuar diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Rreth 5500 raste të reja dignostikohen çdo vit, raste të cilat zënë vendin e dytë për ka përhapja pas kancerit të mushkërive. Mbi 700 gra preken çdo vit nga ky lloj kanceri. Specialistet po vërejnë rritje të rasteve edhe te moshat e reja.
Ndikim në trajtimet e kancerit të gjirit pati edhe pandemia. Ndonëse shërbimi nuk është ndërprerë, për shkak të situatës dhe frikës nga infektimi, shumë pacientë kanë shtyrë terapitë dhe mjekimet i kanë marrë përmes telefonit duke qëndruar larg spitalit. Mjekët kanë konstatuar riaktivizim të sëmundjes në disa raste.
Vitet e fundit, në shërbimin onkologjik po vihet re shtim i pacienteve në moshë të re, por me sëmundje në stadet fillestare. Për mjeken, Dhurata Tarifa, një nga faktorët është ndërgjegjësimi i kësaj grupmoshe për kryerjen e kontrolleve të gjirit. Madje, ky fakt sipas onkologes po çon në uljen e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit. Vetëm tetori nuk mjafton për depistimin e kancerit të gjirit.