Luftë në Lazarat, vritet një oficer i RENEA (FOTO)

 

Një efektiv i forcave RENEA është vrarë  dhe dy te tjere kane mbetur te plagosur gjatë një aksioni në fshatin Lazarat.  Nje eshte vrare nga rradhet e policise. Trupi i pajete në spitalin rajonal “ Omer Nishani”, nga ku mesohet se ka marre nje plumb ne koke qe i ka marre dhe jeten. Dy efektivet e tjere te plagosur  po marrin mjekim ne spital. Aksioni është shoqëruar me të shtëna me armë edhe prej banorëve, që fillimisht u raportuan se ishin në ajër.

Të shtënat me armë kanë qenë të vazhdueshme gjatë gjithë natës deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Ndonëse policia nuk jep detaje, mendohet që ka qenë përplasje mes efektivëve dhe banorëve, nga të cilat ka mbetur i plagosur rëndë efektivi.

Në fshatin e Lazaratit vërehet shtim i prezencës së forcave policore, ndërkohë që të shtënat me armë vijnë nga lagjet e sipërme të fshatit.Ne fshat kane zbarkuar edhe forcat speciale dhe ato  RENEA.  Situata eshte e tensionuar.

“Gjatë orëve të natës janë dëgjuar të shtëna me armë në pjesën e poshtme të fshatit Lazarat, edhe gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur të shtëna. Nga policia nuk jepet informacion përveçse është pranuar se ka pasur të shtëna. Sipas tyre të shtënat kanë ardhur nga banorët, gjë që është kundrështuar nga kreu i PD-së Roland Bejko”, thone lajmet .

 

SHKARKO APP