Luftë në Torovicë, i sëmuri mendor plagoset rëndë një polic të FNSH
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen që po ndodh në Torovicë, ku një person që dyshohet se është me probleme mendore po qëllon me armë.
Policia ka bërë të ditur se është marrë njoftim se në Torovicë, shtetasi David Qosja, banues në Torovicë, po qëllon me armë zjarri automatik në ajër. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të Drejtorisë Vendore Lezhë dhe FNSH, për menaxhimin e situatës.
Shtetasi David Qosje, njihet në zonë si person me probleme mendore, por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumente nga Spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur.
Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore. Nga shkëmbimi i zjarrit, ka mbetur i plagosur një efektiv policie i FNSH-së Shkodër.

KOHA JONË SONDAZH

