Luftë pankartash, Beqaj se ka nisur ende dëshminë
Deputetët e PS-së dhe ata të opozitës kanë vijuar për të dytën ditë debatet në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, duke pamundësuar në këtë mënyrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Edhe të mërkurën, Beqaj u soll në pranga nga qelia ku po qëndron në paraburgim me urdhër të SPAK, por për orë me radhë qëndroi jashtë sallës së punimeve të komisionit, duke mos u futur për të folur.
Mes debateve dhe akuzave të ashpra, demokratët mbanin në duar fotografi të Ramës dhe Nushit, ndërsa nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca, u shpërndau fletë kolegëve socialistë me mbishkrimin “Mos ki frikë nga e vërteta” dhe “Lëreni Beqjan të flasë”.