“Luftë” para Parlamentit, dy të rinj qëllojnë me armë

Përplasja me armë përballë me Kuvendin e Shqipërisë, ka terrorizuar kalimtarët. Raportohet se dy të rinj, kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal para Parlamentit në qendër të Tiranës.

Burimet e policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vetëplagosje.

Mësohet se dy të rinj me inicialet R.M dhe M.Xh kanë qenë ulur në një lokal para godinës së Parlamentit dhe njëri prej tyre është vetëplagosur me armën që kishin me vete. Arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme. Policia pohon se i riu me inicialet R. M, eshte 17-vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet thanë se është vetëplagosur në këmbë shtetasi me inicialet R.M. Misteri qëndron se çdonin dy të rinjtë në lokal të armatosur teksa hetimet e policisë pritet t’i japin përgjigje kësaj pyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

plagosja-parlamenti-1-700x453

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?