Luftë për mbijetesë për 130 ditë, 35-vjeçarja mposht Koronavirusin

Pacientja që vuajti më gjatë nga koronavirusi në Britani, është transferuar në një repart shërimi pasi luftoi me sëmundjen për 130 ditë.

Fatima Bridle, 35 vjeç, shpreson të ribashkohet me bashkëshortin e saj Tracy, 56 vjeç, brenda disa javësh pasi çifti kaloi katër muaj larg.

Zonja Bridle u sëmur pasi u largua nga një udhëtim një mujor në Mohamedia, Marok, më 6 mars, raportoi The Sun.

Ndërsa burri i saj vuajti së pari simptomat, zonja Bridle duhej të dërgohej në Spitalin e Përgjithshëm Southampton më 12 mars.

Në fund të muajit prill, Fatima ishte pa Covid, por prapëseprapë kishte pneumoni. Muajin tjetër ajo u dërgua në një ventilator, por jo plotësisht e varur.

Ajo kaloi 105 ditë në një ventilator, por tani është në gjendje të flasë dhe të ecë.

SHKARKO APP