Luiza Xhuvani për Margarita Xhepën: E privilegjuar që kam pasur fatin të rrugëtoj me të

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani tha se Margarita Xhepa krijoi imazhin e gruas në të gjitha dimensionet.

Teksa mori pjesë në homazhet në nder të ikonës së kinematografisë shqiptare, Xhuvani shprehet se ndihet e privilegjuar që ka pasur fatin të rrugëtojë me Margarita Xhepën profesionalisht dhe jo vetëm.

“I gjithë rrugëtimi i adhurueshëm profesional i saj. Krijoi imazhin e gruas në të gjitha dimensionet, si vajzë, si nënë, si motër, si kolege. Unë jam e privilegjuar që kam pasur fatin të rrugëtoj me të edhe profesionalisht. Rrugëtim i adhurueshëm. Nga eksperiencat më të bukura të bashkëpunimit me Margaritën”,shprehet aktorja Luiza Xhuvani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?