Lulet shumëngjyrëshe “pushtojnë” Tiranën, shihni ç’bëjnë zonjat e Bashkisë (Foto)

Në çdo lulishte për çdo ditë mund të shihni zonjat e Bashkisë së Tiranës të cilat kujdesen dhe i mirëmbajnë, duke bërë të mundur që kushdo që vendos të çlodhet, të shijojë jo vetëm bukurinë, por të vlerësojë edhe pastërtinë.
lulishtet ne tirane (2)
Me ardhjen e pranverës, Bashkia ka filluar rehabilitimin e të gjitha lulishteve të kryeqytetit, duke i shprehur në këtë mënyrë dashurinë Tiranës, nëpërmjet luleve shumë-ngjyrëshe që po mbillen çdo ditë.
lulishtet ne tirane (4)
Kur puna ndërthuret me dashuri, rezultati është i dukshëm. Provë për këtë janë edhe këto lulishte që mund të shihni në këto foto si te Piramida, te vëllezërit Frashëri, etj; aty ku mirëmbajtja nuk ndalet as edhe një ditë të vetme.
lulishtet ne tirane (6)
Lulishteve nuk mund t’i mungojë as krasitja dekorative, gjë e cila ia shton më shumë bukurinë përmes formave artistike që marrin bimët nga duart e mjeshtrave të ndërmarrjes Nr.1.
lulishtet ne tirane (13)

thumbnail_lulishtet ne tirane (15)

 

lulishtet ne tirane (9)

Swiss Digital Desktop Reklama

thumbnail_lulishtet ne tirane (1)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?