Lulëzimi i krimit, ish-drejtuesi i Policisë tregon shkaqet

Ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi situatën kriminale në Shqipëri, referuar ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në kryeqendrën e Veriut, Shkodrën.

Hadarmataj u shpreh se agravimi i stuatës kriminale në Shqipëri vejn edhe për shkak të situatës së rënduar politike.

Hadarmataj: Si në Shkodër dhe më gjerë, situata kriminale nuk është e mirë.Vjen për shumë shkaqe dhe faktorë, nuk duhet ta përzijmë me pjesën politike, por nuk i shmangemi dot, sepse politika është ajo që ka ndikimin kryesor të situatës ku ne jemi aktualisht, sa i përket situatës së rendit dhe qetësisë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarja: Kjo është pesha kryesore, apo një ndër shkaqet?

Swiss Digital Mobile Reklama

Hadarmataj: Për mendimin tim një nga shkaqet kryesore. Sepse nëse ka një vullnet të hekurt politik sepse ne e kemi parë në 2005 kur Olldashi ishte ministër dhe kishte një vullnet të hekurt politik, grupet më të rrezikshme si Aldo Bare, u arrestuan dhe shkuan para hekurave. Sot kemi lulëzim të krimit në të gjitha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?