Lulishtja “1 Maji” oaz çlodhës, hapësirë për të gjitha moshat

Lulishtja “1 Maji” në kryeqytet po transformohet tërësisht, duke u kthyer në një hapësirë dinjitoze për banorët e zonës dhe jo vetëm. Pas investimit të Bashkisë së Tiranës, kjo zonë po merr dita-ditës pamjen e një oazi të vërtetë, jo vetëm argëtues për të vegjlit, por edhe çlodhës për grupmoshat e tjera.

Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë po vijojnë me zbatimin e projektit, ku përpos rehabilitimit të lulishtes, po punohet për vendosjen e stolave, ndriçimin, si dhe vendosjen e elementëve të nevojshëm për ta kthyer atë në një hapësirë çlodhjeje.

Gjithashtu edhe të moshuarit nuk do duhet të luajnë më në shi e diell, pasi do kenë një hapësirë dinjitoze të krijuar posaçërisht për ta. Kjo për faktin, se pjesë e lulishtes është edhe një shesh i ri, ku është vendosur një strukturë metalike, duke krijuar kushte sa më komode për këtë kategori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?