Luljeta Preza! Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetëm tutori

Nga Anila Hoxha

Luljeta Preza!
32 vjeçe. Me një jete të tmerrshme.
E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ia blinin poshtë urës së Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba-doras së fundmi, më shumë zvarritej se sa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë në spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klientëve, u bë zhurmë e madhe.
Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetem tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e më shumë derisa i shoi cdo gjë njerëzore. Një tjeter e një tjeter qe vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai.
Atje tek Ura e Dajlanit, ajo, një grua e destinuar për të jetuar sa në barake, e sa në mes të katër rrugëve. E destinuar për t’u bërë ose lypëse, ose shitëse trupi. Gratë si ajo thuajse nuk ekzistojnë. Kur udhëton drejt jugut apo kalon atje do t’i shikosh tek ecin aq dukshëm të shkatërruara, aq dukshëm duke jetuar në mes të një asgjëje të madhe. Zero shanse për t’u ringritur.
Për gra si ajo që u shiten në fakt burrave, vrasja e tyre po nga një dorë e tillë, është një krim që ka kohë që ka ndodhur. Për gratë si ajo të thonë me çudi “po me pyet për jeten e një prostitute?”. E qëlluan me dy thika ne brinjë, ia lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste. Për ironi quhej Luljeta. Sa emër të bukur që kishte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?