Lulzim Basha: Berisha shoqërohet me trafikantë droge të kërkuar në Britani. E pret burgu!

Lulzim Basha i përgjigjet ashpër dhe me akuza ish-kryeministrit Berisha.

“Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!”-shkruan zyra e shtypit e Lulzim Bashës.

Ndërsa më tej deputetë proBashës shtojnë se ish-kryeministrin Berisha e pret burgu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasjet kanë shkuar kaq keq sa data 8 janar duhet të jetë ditë ku mund të duhen ambulanca!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?