Lulzim Basha: Do sekuestrojmë pasuritë e korrupsionit dhe mafies

Nga Mili Xhani-

“Para e krimit dhe të korrupsionit do t’u kthehen buxhetit të shtetit dhe qytetarëve”. Ky është një nga premtimet që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur në programin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë dhënë dje për median kreu i PD ka detajuar këtë projekt duke u shprehur se pjesë e këtyre sekuestrimeve nuk do të jenë vetëm ato të krimit të organizuar, por dhe aferave të reja që po dalin në dritë siç tregojnë përgjimet e italiane për Ndragetan. “Padiskutim që po, ka lista, ka indicie dhe për fat të keq siç e tregojnë dhe përgjimet e fundit të Ndraghetës lista sa vjen dhe shtohet. Ajo që duhet të ketë parasysh çdo i ri dhe e re shqiptare që do të investoj është që nesër qeveria e dalë nga vota e 25 Prillit nuk do të jetë aleate e mafias, nuk do të jetë aleate e oligarkëve dhe e monopoleve”,- deklaroi dje kreu i Partisë Demokratike. Basha ka shtuar se paratë që do t’u merren të korruptuarave dhe krimit do të përdoren në buxhetin e shtetit për rininë. “Por do të jetë aleate e rinis që kërkon të hap sipërmarrje të reja dhe në këtë kuadër pa pikë diskutimi asetet e konfiskuara të krimit të organizuar do të vihen në dispozicion edhe do të shërbejnë për të nxitur iniciativën e rinisë dhe për të nxitur sipërmarrje që sigurojnë punësim dinjitoz për ta dhe për të gjithë shqiptarët”,- deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

Deklarata e fortë për sekuestrimin e pronave të krimit dhe zyrtarëve të korruptuar është ironizuar shpesh nga Rilindje me argumentin se qeveria nuk bën dot sekuestrime. Megjithatë në programin e PD sqarohet se ligji Anti-Mafia i miratuar vite më parë në Shqipëri është baza që vë në lëvizje Prokurorinë dhe SPAK për të gjitha rastet kur elementëve të krimit të organizuar apo zyrtarë që rezultojnë se kanë kryer korrupsion u merret pasuria nga ana e drejtësisë. Premtimi i Bashës për sekuestrimin e pasurive është një çështje që nuk mund të kalohet si deklaratë fushate. Të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve ndërkombëtare flasin për miliarda lekë që humbasin çdo vit si pasojë e korrupsionit të zyrtarëve të shtetit. Korrupsion nis nga zyrtarët e parëndësishëm të institucioneve dhe përfundon deri në kabinetin qeveritar. Po ashtu, pasuritë e krimit të organizuar në vend arrijnë miliarda euro, të cilat janë vendosur duke kryer krime dhe duke shkelur ligjet e shtetit. Goditja e korrupsionit dhe krimit mbetet e vetmja mënyrë për të pastruar institucionet e shtetit, politikën dhe shoqërinë në vend. Pjesë e sekuestrimit të pasurive do të jenë dhe aferat e koncesioneve qindra miliona euro që janë dhënë nga qeveria “Rama” gjatë tetë viteve. Shumica e kontratave janë nënshkruar në shkelje me ligjet e vendit dhe pavarësisht se kanë kaluar në Kuvend, ligjërisht mund të rrëzohen. Llogaritë për kostot reale të koncesioneve dhe pagesave fiktive që janë kryer nga qeveria do të klasifikohen si skema korrupsioni dhe krimi të organizuar, të cilat më pas do të goditen nga ligji antimafia. Kjo pikë e premtuar nga Lulzim Basha për tu marrë paratë oligarkëve është dhe arsyeja kryesore e sulmeve nga qeveria, një pjesë e mediave të lidhur me oligarkët.

Ndërkohë LSI ka një program me radikal ndaj krimit dhe mafies shtetrore. LSI sapo të vijë në pushtet, me aleatët, do të arrestojë krerët e krimit ekonomik, mafies dhe qevetarët e lidhur me ta.

 

SHKARKO APP