Lulzim Basha e pezulloi nga PD, reagon Belind Këlliçi: Çudi që s’ka ende të internuar apo të pushkatuar!

Anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetës i Sali Berishës, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për ta pezulluar nga partia.

Me një postim në Facebook, Këlliçi nuk kursen sulmet e ironinë ndaj Bashës, teksa shkruan “çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar”.

Ish-kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij. Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar! Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”, shkruan Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?