Lulzim Basha: Fillojmë protestat në mbarë vendin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se opozita ka vendosur nisjen e protestave mbarëpopullore në gjithë vendin.

Basha u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar është akti i fundit mafioz dhe i një qeverie kriminale që duhet të marrë përgjigjen nga qytetarët.

“Prej 7 vitesh PD dhe opozita ka bërë betejë me këtë të keqe. Kemi denoncuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit. E sotmja është një tjetër aferë e radhës, por nuk është vetëm kaq, është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që vuan hajdutëritë e Edi Ramës.
Tre vjet më parë unë u ula me këtë njeri, me shpresën se mund të arrihej një marrëveshje në të mirë të kombit. Koha tregoi se u gabova. Dua të garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë. Opozita ka marrë vendimin për largimin një orë e më parë të Edi Ramës. Vendimi i parë është mbështetja për të gjitha protestat e shoqërisë civile dhe nisja e protestave qytetare mbarëpopullore”,- tha Basha.

Lexoni edhe…

Video ekskluzive/ Momenti kur policia hyri me forcë në Teatër dhe arrestoi artistët

Presidenti Meta: Ky është krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm

Policët sulmojnë edhe ish-deputetët

Pamjet e dhunës barbare ndaj qytetarëve, artistëve dhe gazetarëve

Neritan Ceka: Kjo është diktaturë, po goditet qytetërimi!

Vangjel Tavo: Sot Shqipëria është zyrtarisht një vend diktatorial

SHKARKO APP