Lulzim Basha krijon parti të re? Indrit Vokshi: Nuk do t’i bashkohem

Që pas dorëheqjes si kryetar i PD-së, Lulzim Basha po qëndron në heshtje. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Vokshi deklaroi se nuk do t’i bashkohej një partie të re të krijuar nga Lulzim Basha, nëse ky i fundit do ta ndërmerrte një vendim të tillë. Po ashtu Vokshi u shpreh se sot kemi të njëjtën opozitë të djathtë si në vitin 1991, ku janë rikthyer sërish bashkë Berisha, Pollo dhe Shehu.

”PD ka grupin e tij parlamentar dhe ka një kryetar të grupit parlamentar që quhet Enkelejd Alibeaj, që ka mandatin për të negociuar për Presidentin. Përcarja e PD-së nuk mund të ketë asnjë ndikim në procesin e zgjedhjes së Presidentit. PD-në e ka përçarë procesi 7 mujor pas 9 shtatorit.

Procese të tilla të nxituara, kur ende nuk është bërë e qartë kush ka ligjshmërinë brenda PD-së, janë të nxituara dhe për axhenda të ngushta komitetesh dhe komisionesh. Nuk i përgjigjet ndërtimit të një instrumenti opozitar.

PD e bashkuar dhe në aleancë me LSI-në nuk mundi t’i fitojë zgjedhjet. Opozita është dinamike, krijon interesa të reja. Kemi të njëjtën opozitë në prill të vitit 91, dhe 2002, ku janë prapë Bashkë Berisha, Pollo, Shehu. Parti të reja janë normale të shfaqen”,-tha në ”MCN”

SHKARKO APP