Lulzim Basha shkruan për zgjedhjet për PE: Fitore e vlerave themeluese

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve europiane të cilat zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse. Sipas Bashës, qytetarët europianë zgjodhën edhe njëherë idetë themeluese mbi të cilat u ndërtua unioni.

“Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme.

Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Weber për rezultatin e shkëlqyer”, shkruan Basha.

SHKARKO APP