Lulzim Basha: Si ka mundësi që SPAK niset për arrestime në kryeministri dhe kthehet rrugës?!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat lidhur me çështjen e inceneratorëve, duke u shprehur se Komisioni Hetimor e ka bërë punën e tij dhe ka zbardhur të vërtetën e kësaj afere korruptive.
Basha u shpreh se si ka mundësi që SPAK niset për arrestime në kryeministri dhe nuk i shkon deri në fund çështjes.
Më tej, Basha shtoi se po prishen provat për aferën e inceneratorëve.
“Nuk mund të harrojmë se për më shumë se dy javë opozita, PD, Komisioni Tabaku ia ka dalë të zbardhë të vërtetën e aferës së inceneratorëve. 430 milionë euro që u janë zhvatur qytetarëve nga qeveria Rama, 3 ministra dhe 3 kryebashkiakë dhe dy sekretarë të përgjithshëm.
Ky është vetëm fillimi, ndërkohë që përgatitet raporti përfundimtar i këtij komisioni, që është edhe testi i lakmusit për disa anëtarë të PS, sepse të tjerët janë zhytur deri në fyt, ndonjëri është i habitur se pse nuk është në burg. Unë i drejtoj një thirrje drejtësisë, në veçanti BKH dhe SPAK që të veprojë.
Edi Rama e di mirë se nëse drejtësia e merr këtë punë kolosale të komisionit të Tabakut dhe e kthen në ndjekje, kjo do të shembë ngrehinën 30-vjecare të korrupsionit shqiptar. Të kthesh mbrapsht makinat që nisen për të arrestuar zyrtarët e lartë në kryeministri, në mes të natës, ky është problem i jashtëzakonshëm”-tha Basha.
Në lidhje me këtë pohim të Lulzim Bashës informacione të besueshme tregojnë se është firmosur një fletë arrest për një përson shumë të rëndësishëm në qeveri, por nuk është ekzekutuar.
KOHA JONË SONDAZH

