Lulzim Basha uron kryeministrin Abazoviç: Moment historik për kombin shqiptar

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë në Malin e Zi. Zgjedhja e Abazoviç si kryeministër, Basha e cilëson si një moment historik për kombin shqiptar.

“Urimet më të përzemërta Dritan Abazovic për votëbesimin nga Parlamenti si Kryeministër i Malit te Zi. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe moment historik historik për kombin shqiptar. Të priftë e mbara Dritan Abazovic”.

SHKARKO APP