Lum droge drejt Italisë nga Shqipëria dhe Brazili, arrestohen 8 shqiptarë (Emrat)
Antimafia italiane i ka dhënë një goditje të fortë mafias kalabreze ”Ndrangheta”, duke zbardhur një rrjet trafiku droge nga Brazili dhe Shqipëri drejt Italisë dhe ku janë përfshirë njerëz të politikës, të policisë e profesionistë të sistemit të drejtësisë.
Autoritetet italiane të Antimafias dhe të Antidrogës kanë ekzekutuar sot fazën finale të mega operacionit të koduar “Rinascita-Scot” me 18 masa ndalimi, 11 prej të cilëve me burg.
Ky megaoperacion i nisur më 19 dhjetor 2019 ka ekzekutuar në total 479 masa ndalimi, 334 prej të cilëve e nën arrest.
Operacioni zbardhi një rrjet trafikantësh droge të tipit kokainë e marijuanë nga Brazili në Itali e nga Shqipëria në Itali për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta.
Mega Operacioni është drejtuar nga prokurori i antimafias italiane të Katanzaros Nicola Gratteri dhe ka zbardhur lidhje të politikanëve, të figurave profesioniste, e të botës së masoneriës me krimin e organizuar.
Nën arrest janë vënë jo vetëm trafikantë e bosa amfiozë por dhe ish parlamentarë e eksponentë të politikës lokale kalabreze të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, janë arrestuar avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake të përfshirë në aktivitet kriminal.
Baza e këtij trafiku ishte territori i Vibo Valentias në Kalabri.
Në masa ndalimi janë dhe 8 shqiptarë:
– Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
– Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
– Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
– Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
– Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
– Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
– Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Kokaina trafikohej nga Brazili përmes disa kompanieve import eksport për materiali mermeri e mineralesh. Ndërsa nga Shqipëria trafikohej marijuanë e hashash përmes portit të Barit nga një grup trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë në rajonin Toskana.
Faza paraprake e blerjes së drogës nga Brazili e Shqipëria organizohej nga persona të caktuar “broker” të cilët kontraktonin drejtëpërdrejtë me kartelet e drogës si në Brazil dhe në Shqipëri dhe ishin garancia si për çmimin e saj ashtu dhe për transportin e shpërndarjen me shumicë.
Gjatë operacionti janë sekeustruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhejtra gramë heroinë dhe pilula escstasy.
Të arrestuarve i janë sekeustruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.
Sipasi prokurorit të antimafias italiane Nicola Gratteri, procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve pritet të mbahet së shpejti në Kalabri.