Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:04 Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin Ka nisur protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Në zonë kanë mbërritur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lumë gjyqesh në Gjykatat ndërkombëtare. Shqipëria gjobitet me 210 milionë euro të tjera

Lumë gjyqesh në Gjykatat ndërkombëtare. Shqipëria gjobitet me 210 milionë euro të tjera

Aktualitet
E shtunë, 9 Janar 2021 12:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Taksapaguesit shqiptarë rrezikojnë të paguajnë edhe miliona të tjera si pasojë e humbjes së çështjeve në arbitrazhin ndërkombëtar.

Brenda 2 muajve taksapaguesit shqiptar përveç 110 milionë eurove të Bechettit dhe 45 milionë USD të firmës greke do të paguajnë edhe dy gjoba të tjera për prishjen e kontratave nga “Rilindja”, ku 110 milionë euro do t’i jepen kompanisë “Akërnia Solar” dhe 100 milionë euro Kurum-it.

Pasi taksapaguesit shqiptarë paguan 110 milionë euro të biznesmenit Francesco Becchetti, radhën e ka “Akërnia” dhe “Kurum” për t’u shpërblyer.

Shteti shqiptar ka kërkuar në harkun e një muaji tre studio ligjore që do ta mbrojnë atë përballë çështjeve që kanë përfunduar në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Në datë 7 dhjetor 2020 Avokatura e Shtetit njoftoi se ishte të kërkim të një studioje ligjore që do të bënte përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve së Investimeve (ICSID).

Edhe në datë 7 janar 2021 ka bërë të njëjtën kërkesë por nuk ka dhënë asnjë detaj nëse bëhet fjalë për të njëjtën çështje që nuk është finalizuar në momentin e parë apo për një çështje të re.

Sakaq në 29 dhjetor, teksa vëmendja e të gjithëve ishte tek fundviti, shteti shqiptar sërish po kërkonte një studio ligjore që këtë herë do të mbronte interesat jo më përpara ICSID por përpara Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë që funksionon sërish në formën e ndërmjetësimit.

Në objekt të kontratës është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, MIE, në çështjen e arbitrazhit të inicuar përpara forumit të ICC. Kjo duket të jetë një çështje totalisht e re ose e riaktivizuar së fundmi.

Regjistrohet në Gjykatën e Arbitrazhit kërkesa e ‘Akërnisë’

Në datë 18 dhjetor 2020 në Gjykatën e Arbitrazhit ICSID u regjistrua kërkesa e ‘Arka Energy B.V.’ kundër Republikës së Shqipërisë.

Kompania është aksionarja e 100 për qind të kuotave të ‘Akërnia Solar’ që është edhe kompania që do të zbatonte projektin e ndërtimit të parkut fotovolatik të Akërnisë. Aktualisht kjo çështje është me statusin “në pritje” për të kaluar më pas në hallkat e tjera procedural.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kompania dërgoi çështjen në Arbitrazh pas refuzimit të shtetit shqiptar për të nënshkruar kontratën për të cilën shpalli fitues kompaninë për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Burime për “Monitor” thanë pak javë më parë se kompania po kërkonte për një dëmshpërblim në vlerën 110 milionë euro, por që në atë kohë ende nuk ishte e qartë shuma.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çështjet e tjera në pritje

Në Gjykatën ICSID janë një sërë çështjesh që dalin në pritje për të marrë ende një vendim final. Një prej tyre është ajo e ‘Durrës Kurum Shipping SH. P.K.’ dhe të tjerë e regjistruar në shtator të vitit 2020 dhe për të cilën shteti shqiptar ka pajtuar studion ‘Deraind & Gharavi’ e angazhuar edhe më herët në shumë raste në arbitrazhe të ndryshme të vendit tonë.

Mund t'ju interesojë

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 18 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 25 minutash
Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 1 ore

Një tjetër çështje që del në pritje është ajo e ‘Hydro S.r.l.’ dhe të tjerë përballë Shqipërisë. Bëhet fjalë për çështjen me biznesmenin italian Francesco Bechetti. Për këtë çështje në fazën e parë i është dhënë të drejtë palës italianë dhe qeveria duhet ti paguajë 110 milionë euro biznesmenit por pas kërkesës së bërë për anulim të këtij vendimi duket se në 16 dhjetor 2020 është mbajtur një takim organizativ i komitetit ad-hoc para seancës dëgjimore. Ende nuk është e qartë se çfarë do të vendoset në takimin e radhës.

Një tjetër çështje është ajo ‘Albaniabeg Ambient Sh.p.k’, ‘M. Angelo Novelli and Costruzioni S.r.l.’ Edhe për këtë të fundit zhvillimet e fundit rezultojnë në 24 nëntor 2020 kur nga Gjykata është lëshuar një urdhër për çështje procedurale. Kompania në fjalë është sërish një histori e vjetër kontratash, e cila parashikonte ndërtimin e një impianti për djegie mbetjesh dhe prodhim energjie. Gjykata i dha të drejtë shtetit shqiptar në fazën e pare, por më pas u kërkua anulim i vendimit nga paditësi kundër Shqipërisë dhe çështja rezulton ende në pritje për një vendim final.

Muajt e fundit Qeveria shqiptare ka humbur në arbitrazhin ndërkombëtar përballë bashkimit të shoqërive ‘Copri’ dhe ‘AKTOR’ dhe duhet t’u paguajë atyre një shumë rreth 45 milionë dollarë.

Ndërkohë sipërmarrësi italian Francesco Becchetti po kërkon mbledhjen e parave që i detyrohet Shqipëria pas arbitrazhit cila vendosi në favor të tij më 24 prill 2019, duke i dhënë një kompensim 107 milionë euro për mbylljen e televizionit ‘Agon Channel’, ndonëse çështja rezulton ende duke u shqyrtuar në Gjykatën ICSID.

Etiketat e lidhura

Arbitrazhgjykatamiliona euro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Tani

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 9 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 18 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 25 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.