Lumi Buna “pushtohet” nga pulat e ngordhura
Shpendë të ngordhur janë hedhur në pjesën shqiptare të lumit Buna.
Gjatë ditës së sotme, strukturat e Bashkisë së Shkodrës në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse si Inspektoriati Shtetëror Veterinar, Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Policia e Shtetit dhe Prefektura Shkodër, kanë vijuar punën për evidentimin, groposjen dhe dezinfektimin e shpendëve të hedhur në lumin Buna nga persona të papërgjegjshëm.
Puna është përqendruar përgjatë bregut të Bunës nga Darragjati i Dajçit deri në Pulaj të Velipojës.
Deri tani janë groposur rreth 100 shpend (pula) në shtatë vend- groposje.