Lumturimi i 38 martirëve katolikë, nis ceremonia

Prej pak minutash nisi mesha për lumturimin e 38 martirëve të fesë katolike në katedralen e “Shën Shtjefnit”, në Shkodër.

Rreth 10 mijë besimtarë janë pjesëmarrës, 300 meshtarë nga trojet shqiptare, 5 kardinale nga Italia si edhe autoritete të larta të shtetit.

I dërguari i Papa Françeskut, Prefekti i Kongregatës për Cështjet e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato, po kremton meshën për lumnimin e 38 martirëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me të edhe kardinalë të tjerë të Kishës Katolike, ardhur nga vende të ndryshme të botës, si kardinali Bagnasco, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Italisë, kardinali Ranier Maria Woelki, ipeshkëv i Këlnit, kardinali Salvatore de Giorgi e kardinali Crescenzio Sepe, ipeshkvi i Napolit, por sidomos kardinali i ri shqiptar, Ernest Troshani

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?