Lunxhëria nën pushtetin e flakëve

Situata me zjarret në vend sa vjen dhe bëhet më e rrezikshme. Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Lunxherisë në Gjirokastër që vijon të jetë aktiv.

Zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe i është drejtuar një masivi me pisha pranë fshatit Krinë. Më parë zjarrfikësit konfirmuan se ishte e qëllimshme dhe është vendosur në tri vatra në zona të ndryshme të Lunxhërisë.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre, por terreni i vështirë ia ka bërë më të vështirë punën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?