Lushnje/ Kandidatja e PS, Eriselda Sefa: Do të sjell ndryshe modelin e qeverisjes
Pasi hodhi votën e saj në kutinë e votimit, kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa ka folur para mediave. Ajo tha se do të sjell ndryshe modelin e qeverisjes.
“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë e madhe dhe qytetarët të shkojnë në qendrën e votimit me qetësi dhe thjeshtësi. Procesi i fushatës ka qenë i qetë, shpresoj dhe kam bindjen që do vijojë deri në fund.
Merrni disa minuta nga dita juaj e pushimit. Deri në orën 19:00 kanë të drejtë të marrin pjesë kështu që patjetër do të vijojë procesin. Secili kandidat ka vizionin, pamjen dhe modelin e vet të qeverisjes. Do të sjell ndryshe vetëm modelin e qeverisjes”, tha Sefa.