Lushnje, këmbësori përplaset për vdekje
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 04:24
Një këmbësor është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pranë fshatit Konjat në Lushnje.
Sipas informacioneve të para, këmbësori është përplasur nga një makinë, ndërkohë që ishte duke kaluar rrugën.
Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

