Lushnjë, një person i vë flakën vetes

Lajmi është bërë me dije nga burimet policore të këtij qyteti, sipas të cilëve Jorgo Derga, 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjonas, Komuna Bubullimë, Lushnjë, i ka vënë flakën vetes.

Konkretisht, ai ka ardhur përpara Komisariatit i lyer me lëndë djegëse dhe është vënë re nga kalimtarë të rastit pasi i ka vënë flakën vetes. Punonjësit e policisë që ndodheshin me shërbim kanë ndërhyrë dukë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

I dëmtuari është dërguar me automjet policie në Spitalin Rajonal Lushnje, ku pasi mori ndihmën e parë mjeksore është nisur për një ndihmë më të specializuar në repartin e djegies në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, njofton policia, në datë 01.12.2014, rreth orës 10:00 shtetasi Jorgo Derga është paraqitur në Komisariatin e Lushnjes për të bërë një denoncim. Ai ka pasur një problem pronësie me tokën në banesën e tij në fshatin Gjonas. Problemi lidhej me Komunën Bubullimë, e cila sot ka bërë një ekzekutim vendimi për hapjen e një rruge në kufi me tokën e këtij shtetasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?