Lushnje, pushohet nga puna drejtori që kërkoi 1 mln lekë dhe perde të reja
Bashkia e Lushnjes ka reaguar pasi në emisionin “Fiks Fare”, drejtori i IMTV-së së Lushnjës, Dilaver Dupi, u shfaq teksa i kërkonte një qytetareje një milion lekë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kompletimin e shtëpisë së tij me perde të reja.
“Bashkia e Lushnjes distancohet publikisht nga veprimet e kryera nga Kryeinspektori i IMTV, Laver Dupi në marrjen e ryshfetit dhe abuzimit me detyrën, si akte të pastra korruptive”, thuhet në deklaratën e bashkisë.
Në deklaratë, thuhet gjithashtu se ndaj kryeinspektorit të IMTV-së është marrë masa e pushimit nga detyra që ushtronte në Bashkinë Lushnje, si dhe është në vazhdim procedura për ndjekjen e tij penale.
“Si kryetar i bashkisë siguroj opinionin publik, se institucioni Bashkia Lushnje do të ndëshkojë këdo që abuzon me ligjin në kryerjen e detyrave funksionale”, thotë kryetari i kësaj bashkie.
KOHA JONË SONDAZH

