”Lu*të” vëllezërish, 70-vjeçari humb jetën për një copë tokë

Prona vijon që të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Haziz Musai u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij Nazif Musai, dhe nuk mundi që ti mbijetojë këtij sulmi. I ndjeri kishte marrë plumb në kokë dhe humbi jetën në spitalin e Traumës.

Shefi i Komisariatit të Policisë Lushnje, Edmond Pjetraj sqaroi ngjarjen për mediat duke thënë se konflikti i vëllezërve për motive pronësie agravoi në përdorimin e armëve. Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha provat materiale.

Vëllezërit nuk kishin gjetur dakordësinë për ta përdorur tokën si rrugë për të futur makinat në oborret e shtëpive. Fillimisht Haziz Musai 70-vjeç ka goditur me sëpatë të vëllanë, Nazifin 77-vjeç, duke i shkaktuar plagë në trup.

Më pas 77-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në kokë vëllanë. 70-vjeçari Haziz Musai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

SHKARKO APP