Lutje dhe qiri për viktimat e tërmetit tragjik (VIDEO)
Edhe pse jemi në ditë festash kombëtare, 28 dhe 29 nëntori është kthyer në ditë zie për të gjithë shqiptarët. E gjithë Shqipëria është pikëlluar për viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Mbrëmjen e sotme të bëhemi të gjithë janë mbledhur në një marshim në nderim të jetëve të humbura dhe të të prekurve. “Sot në orën 18:00 të bashkohemi në një tubim nga sheshi “Nënë Tereza” drejt sheshit “Skënderbej”, në nderim të jetëve të humbura dhe të prekurve nga tërmeti, të ndezim qirinjtë në shenjë solidariteti”, shkruhet në thirrjen e shpërndarë.
Tërmeti la pas viktima, të plagosur dhe shumë banesa të rrënuara por shqiptarët dhe jo vetëm janë bërë bashkë për t’i dhënë sa më shumë forcë të prekurve. Ishin jetë të pafajshme që u prenë në mes nga një forcë më e madhe. U la përgjysëm një ëndërr, një jetë, një dasmë apo një fjalë që nuk u tha kurrë.
Edhe në qytetin e Vlorës janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për jetët e humbura në tërmetin e mëngjesit të së martës. E gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që i ndodhi vendit tonë dhe ka shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar. E gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që i ndodhi vendit tonë dhe ka shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar.
KOHA JONË SONDAZH

