Lutje në rrugët e Korçës, besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Korça është kthyer në qendrën kryesore të festimeve të Pashkëve, duke tërhequr mijëra qytetarë e vizitorë që kanë marrë pjesë në një nga ritet më domethënëse të traditës ortodokse, kalimin nën Epitaf.

Në mbrëmjen e së premtes, epitafet e gjashtë kishave të qytetit u mblodhën përpara Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, prej nga nisi më pas një procesion solemn që përshkoi rrugët kryesore të Korçës.

Atmosfera u mbush me këngë kishtare dhe lutje, ndërsa besimtarët ndoqën me përkushtim këtë rit të shenjtë. Procesioni u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastas, në një moment reflektimi për besimtarët që përkujtojnë të Premten e Madhe, ditën e njohur ndryshe si “E Premtja e Zezë”, që simbolizon vuajtjen dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?