Luzi: Politikanët të mos karikojnë militantët. Komisionerët duhet të jenë të qetë
”Politikanët nuk duhet të dalin të karikojnë militantët, por të presin rezultatin e numërimit të votave, pasi mund të shkaktojnë probleme dhe bëjnë presion mbi komisionerët”. Kështu u shpreh në studion e A2 CNN ish-kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi, pas deklaratave paraprake nga të dy kampet për fitore të zgjedhjeve.
“Politikanët nuk duhet të dalin në deklarata, por të presin rezultatin e kutive të votimit. Të rrinë në selitë e tyre dhe të monitorojnë procesin sipas kodit zgjedhor dhe mos karikojnë njerëzit me deklarata që ne ishim fituesit. Zgjedhësit kanë votuar në mënyrë të qetë dhe të konsiderueshme. Të mos karikojnë militantët se mund të shkaktojnë probleme nesër dhe ky është presion mbi komisionerët. Komisionerët duhet të jenë të qetë në punën e tyre”.
Sa i takon pjesëmarrjes së lartë në votime, ish-kryetarja e KQZ-së, u shpreh se numri i zgjedhësve është rritur për shkak të kandidatëve preferues.
KOHA JONË SONDAZH

