“Ma gjej numrin e kësaj gocës me Toyota”/ Polici ‘çmendet’ pas shoferes së re, zbardhen telefonatat

Me urdhër të SPAK, Policia e Tiranës dje lëshoi urdhër-arrest për e punonjës të policisë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

ABC ka zbardhur dosjen e prokurorisë në të cilën detajohet edhe akuza që rëndon mbi punonjësit e policisë.

Polici i arrestuar D.M është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij J.B, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh.

J.B i kërkon D.M të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh.

Sipas prokurorisë, fillimisht D.M ka hezituar, por pas ngulmimit nga J.B ka pyetur kolegen e tij M.H që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Ata i sigurojnë të dashuruarit me shikim të parë J.B të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

Nisur nga shkelja në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

D.M -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

J.Sh -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

A.B -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Ndërkohë, M.H, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.

SHKARKO APP