Ma shpife, shoqëri shqiptare, ma shpife!

Kjo shoqëri që s’po e njoh më!

Nga Ledi Shamku

Dita e djeshme nisi me një vajzë të re që vendosi të vdesë. U hodh nga kati i katërt dhe mbaroi! E po ashtu mbaroi e gjitha me një rresht lajmi

Swiss Digital Desktop Reklama

Dita e djeshme sosi me një program (program?!) televiziv, po prapë me një vajzë të re që vendosi të shesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shoqëria i futi veshët në lesh për vajzën që vendosi të vdesë, por ama e hapi gojën çorap për vajzën që vendosi të shesë.

Kam ra me fjetë me një pështjellim të madh në stomak nga neveria e shtirjes banale, e moskokçarjes vrastare, e asaj që Kundera e quan: Lehtësia e papërballueshme e qenies!

Ma shpife, shoqëri shqiptare, ma shpife! Nuk po të njoh më. Ose kështu ke qenë përherë e unë në naivitetin tim të kam idealizu rrejshëm.

Ma shpife!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?