Macron qëndron i vendosur pavarësisht protestave
Presidenti francez Emmanuel Macron qëndron i palëkundur në vendimin e tij pavarësisht protestave që kanë përfshirë vendin.
Macron tha se nuk do të braktisë taksën shumë të diskutueshme ndaj karburanteve.
Mijëra të ashtuquajtur ‘xhaketa të verdha’ kanë mbushur rrugët e Francës mbi çmimet e naftës. Por presidenti nuk do heqë dorë. Ai shprehet i hapur për ide dhe rikshikimin e mënyrës se si do aplikohet taksa.
Macron gjithashtu njoftoi se Franca do të mbyllë të gjitha centralet e qymyrit deri në vitin 2022, së bashku me një numër të centraleve bërthamore.
“Nuk i ngatërroj protestuesit me qytetarët që duan të përcjellin një mesazh,”-tha ai. “Ju nuk mund të jeni pro mjedisit të hënën dhe pastaj të martën kundër rritjes së çmimit të karburantit.”
Ndërsa shtoi: “Ne duhet të dëgjojmë protestuesit, por jemi në një gjendje alarmi mjedisor.”
Ndërsa pranoi se shumë qytetarë mendonin se politika po u imponohej atyre pa u konsultuar.
KOHA JONË SONDAZH

