“Made in Serbia” për mallrat shqiptare. Mënyrë për t’i shpëtuar embargos ruse

Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t’iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta-perimeve. Këtë e njofton faqja “Agroweb” e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar, shkruan 'Respublica'.

““Made in Serbia” për produktet shqiptare?

Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pyetur nga Agroweb, tregëtarët shqiptarë, që eksportojnë në Rusi pohojnë se edhe pse ky treg nuk është kryesori për ekpsortet e produkteve të tyre, rruga që ata do të zgjedhin është eksporti i produkteve në Serbi dhe nga atje të eksportohen në Rusi si produkte serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo masë vjen pasi kryeministri rus, Medvedev deklaroi se Rusia do të zgjerojë listën e vendeve që do të jenë subjekt i embargos.

“Edhe pse Medvedev nuk ka përmendur emra vendesh, agjecia ruse e lajmeve Itar­Tass përmend faktin se në fund të korrikut shtatë vende të Evropës; Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Norvegjia, Litenshtajni, Ukrahina dhe Gjeorgjia i rikonfirmuan Këshillit Evropian se do t’i bashkoheshin zgjatjes së periudhës së sanksioneve ndaj Rusisë deri në 23 Qershor 2016. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa vendet e tjera janë pjesë e zonës evropiane të tregëtisë së lirë. Gjashtë nga këto vende, përjashtuar Gjeorgjinë i janë bashkuar gjithashtu vendimit të BE­së për t’i zgjatur këto sanksione ndaj Rusisë, deri në 31 Janar, 2016″, vijon “Agroweb”.

Ndërkohë në fund të vitit kaluar u zbulua se një kompani shqiptare printonte çertifikata fitosanitare false me synimin qe produkte të vendeve të BE­-së të kalonin në doganën bjelloruse si mallra shqiptare. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?